Gjeja me keqe qe mund te te ndodhe eshte entuziazmi i madh pas leximit te shkrimeve te cilat zgjojneambicien dhe te nxisin ne veprim, e qe me pas te dobesohesh dalengadale, te te kaploje plogeshtia dhete te crregullohet perceptimi, duke mos pasur me force qe t’i shohesh objektivat dhe ne fund te gjithaketo t’i marre era Entuziazmi i tepert mund te shkaktoje lodhje, rraskapitje dhe deshperim, nese nuk jesa duhet fleksibel, nese nuk e ke parasysh se jeta eshte plot me befasi te pakendshme dhe se gjeratshpesh mund te marrin rrjedhe te kundert nga cfare ke planifikuar Vrazhdesia dhe kokefortesia janedisa prej shkaqeve te deshtimit ne realizimin e synimeve, madje ato shpeshhere cojne edhe nedeshperim e kapitje.
Mos kërko përsosmëri
Të gjitha planet pavarësisht se sa janë të ndërlikuara dhe të studiuara mirë në fund kanë mundësi që tëdështojnë. Njëra prej arsyeve të mossuksesit në të shumtën e rasteve mund të jetë edhe mospasja nëkonsideratë e përdorimit të fleksibilitetit, duke mos lënë fare hapësirë për befasi, transformime osendryshime të papritura. Kërkimi i përsosmërisë të shkakton shumë probleme, sepse ti nuk ndërmerrasnjë iniciativë pa u siguruar se do të kesh sukses, megjithëse kjo është e pamundur!!! Nëse ndodh tëfillosh ndonjë punë do të jesh i kënaqur vetëm nëse e përsos atë, edhe kjo është prapë diçka epamundur. Me këtë koncept do të mbetesh gjithmonë skeptik dhe i pavendosur për shumë projekte, dot’i druhesh dështimit, sepse çdo rezultat yti që nuk është i përkryer do ta konsiderosh si një llojfalimentimi, e kjo është si pasojë e kritereve të tua të paarsyeshme. Çdo gjë në këtë botë është relative.Veprat e njerëzve karakterizohen me mangësi dhe të meta. Ai që nuk zotëron fleksibilitetin e duhur përjetën do të ketë frikë nga çdo gjë e re, nuk do të fillojë të bëjë asnjë punë të dobishme dhe sukseset e tijdo të mund të numërohen me gishtat e dorës. Ndërsa je duke jetuar në një botë jo të përsosur, menjerëz jo të përsosur dhe në një rreth jo të përkryer mos kërko përsosmëri nga vetja.
Përpiqu t’i shohësh nuancat
Bota është plot me ngjyra, të cilat ia shtojnë asaj bukurinë dhe hijeshinë. Përpiqu që të shikosh me tëgjitha ngjyrat e ylberit dhe mos u kufizo vetëm në dy, të zezë dhe të bardhë. Nuk është çdo send në këtëbotë i mirë dhe i keq, i vërtet dhe i rrejshëm, i saktë dhe i gabuar… mirëpo ekzistojnë shumë nivele nëmes këtyre dy ekstremeve. Mosrealizimi i plotë i objektivave të tua nuk do të thotë doemos dështim.Mosarritja në kohën e duhur aty ku synon nuk nënkupton se nuk ke mbërritur fare. Paraqitja epengesave dhe problemeve gjatë realizimit të planit tënd nuk është e barazvlefshme me joefikasitet. Njëfjalë e urtë popullore thotë: “Të jesh breshkë në rrugë të saktë është më mirë, se sa të jesh leopard nërrugë të gabuar.” Këtu nuk bëj vetëm thirrje që t’i shihni nuancat në mes të ngjyrës së zezë dhe tëbardhë, por t’i shihni të gjitha ngjyrat e bukura të ylberit duke parë alternativat e ndryshme, prurjetkreative dhe zgjidhjet origjinale.
Nëse të godet ndonjë problem, bëj diçka ndryshe
Tregohet se një herë kur astronautët amerikanë po kalonin orbitën e Tokës gjatë një udhëtimi nëkozmos u ndodhi një problem, stilolapsat e tyre nuk shkruanin dot. Amerikanët formuan një qendërspeciale të hulumtimit lidhur me këtë problematikë. Pas një kohe ata arritën me sukses të zbulojnë njëstilolaps, i cili shkruan në kozmos, nën thellësi të madhe të detit dhe në të gjitha sipërfaqet. Kjo shpikje ukushtoi atyre miliona dollarë dhe normalisht se mburreshin me këtë zbulim. Në anën tjetër astronautëtrusë e zgjidhën këtë problematikë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe interesante që shkencëtarëveamerikanë fare nuk u kishte shkuar ndër mend. Ata përdorën një laps të thjesht grafik, ndërsa ky zbulimnuk u kushtoi atyre, as mund, as para. Vëreni se zgjidhja e shumë problemeve është shumë më e lehtëse sa ju mund të mendoni.
Mos i druaj dështimit
Ajo çfarë i pengon shumicën e njerëzve dhe i ndalon të ndërmarrin diçka është frika nga dështimi. Njënjeri i tillë sa herë që mediton për të ardhmen që synon ta arrijë, në imagjinatën e tij shfaqen imazhet edështimit dhe frikës, se mos vendimet e tij janë të gabuara. Kështu ai automatikisht heq dorë ngandërmarrja e çfarëdo hapi që mund ta çojë atë drejt një dështimi, duke u druajtur pa ndonjë arsye tëjustifikuar. Është shumë e vërtetë, se suksesi vjen si rrjedhojë e vendimeve të qëlluara, mirëpo kjoshkallë arrihet vetëm si rezultat i një përvoje, e cila shpeshherë është e shoqëruar me vendime tëgabuara. A nuk e ke vërejtur se gabimi njerëzit e suksesshëm i ka shpënë tek suksesi, ndërsa dështakëtdrejt ngurrimit, frikës dhe nganjëherë në bllokim të plotë. Frika nga dështimi nuk do të pengojë vetëmnga nisja e realizimit të projektit tënd, por mund të të shfaqet sa herë që paraqitet para teje ndonjëpengesë, që duhet të ndërmarrësh ndonjë vendim që ta largosh atë për të vazhduar rrugëtimin tënd.Një dijetar thotë: “Do ta gjejmë rrugën ose do të ndërtojmë një të re.”
Përgatitu të përballësh shumë pengesa
Gabon ai që mendon se jeta është gjithmonë e bukur. Kur dëshpërimi dhe mendimi negativ arrijnë tapushtojnë mendjen, në jetë do të gjesh vetëm pikëllim dhe mjerim. Dallimi ndërmjet fitimtarit dhehumbësit është se i pari zotëron një projekt për jetën dhe i sheh sukseset, ndërsa dështaku ka vetëmpremtime, shpresa dhe sheh vetëm anën e errët të gjërave. Sa herë ke vendosur të ndryshosh jetëntënde, duke filluar me një seriozitet të madh, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër ke ngecur dhe jendalur së vepruari, duke u kthyer në të njëjtën gjendje siç ishe në fillim? Por mos u brengos se nuk je ivetmi. Në të vërtetë, në çdo fillim gjërat rrjedhin në këtë mënyrë. Është shumë e natyrshme që uni tëpërzgjedhë rrugën më të lehtë, sepse kështu është i adaptuar. Vetëm të menduarit nuk mjafton që t’indryshosh veset dhe shprehitë e rrënjosura thellë në personalitetin tënd. Ti duhet patjetër të përpiqesh,të këmbëngulësh dhe ta stërvitësh veten derisa t’i largosh ato dhe t’i zëvendësosh me virtyte dhe sjelljetë mira. Kjo nuk do të thotë se për të arritur këtë duhet patjetër ta rraskapitesh dhe ta dhunosh veten.Mënyra më e mirë për t’i ndryshuar shprehitë është që gjatë këtij procesi të argëtohesh aq sa kemundësi. Ai që i fiton një milion euro në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton një mijë euronë vit, ngase vetëm mundi nuk mjafton, por duhet gjetur puna e duhur, e cila është e shoqëruar mekënaqësi dhe veprim. Suksesi është udhëtim që fillon nga shpresa drejt synimit. Detyra jote është që tabësh këtë udhëtim të këndshëm që me dëshirën më të madhe do ta përsëritësh prapë. Imagjinoje vetenduke luajtur një sport dhe kënaqesh me ushtrimin e këtij sporti, edhe nëse e humb ti je fituesi, ndërsakundërshtari yt konsiderohet humbës edhe në qoftë se e ka fituar rezultatin!
Llogarit veten për çdo mbrëmje
Është shprehi shumë e mirë nëse i rezervon orarit ditor një gjysmë ore para se të shtrihesh në shtrat, qëtë kontrollosh hartën tënde, të bësh bilancin e arritjeve të ditës dhe të vendosësh detyrat për tënesërmen. Kjo është një shprehi e thjeshtë, por që të ndihmon në administrimin e kohës, orientimin emundit dhe rrjedhën e aktiviteteve të tua në drejtimin e duhur. Të gjitha këto japin një kontribut tëmadh për objektivat e tua.